22 C
Pristina
Wednesday, May 8, 2024

Simptomat e kancerit në veshka!

Më të lexuarat

Kanceri në veshka është një nga dhjetë më të shpeshtit te personat e rritur. Veshkat ndihmojnë në ekuilibrin e përbërjes kimike të gjakut. Pos se pastrojnë gjakun dhe prodhojnë urinën, veshkat sekretojnë hormonet që ndihmojnë tretjen e ushqimit dhe nxitin palcën kurrizore për të prodhuar qelizat e kuqe të gjakut.

Kini kujdes me simptomat e kancerit në veshka që të mundeni ta vëreni atë sa nuk është bërë vonë.

Gjak në urinë

Gjaku në urinë është simptoma më e shpeshtë e përparimit të kancerit në veshka. Në fillim simptoma nuk ka. Nëse ka shumë gjakrrjedhje, gjaku mund të duket i freskët dhe i ndritshëm. Megjithëse jo sigurisht gjaku në urinë është kancer, kjo është shenjë se duhet kontrolluar.

Dhimbje në pjesën e poshtme të shpinës ose nga anash

Shenjë e sëmundjes mund të jetë dhimbja në pjesën e poshtme të shpinës ose nga anash. Edhe kjo simptomë shfaqet kur sëmundja të përparojë. Tumori i formuar duhet të jetë i madh, dhe se bën presion në indin rrethor. Njerëzit zakonisht dallojnë tumorin, kur të shkojnë në rrezatim magnetik, shkaku i dhimbjeve që ndiejnë në abdomen ose në pjesën e poshtme të shpinës.

Simptoma të tjera mund të jenë edhe lodhja konstante, humbja në peshë, humbja e apetitit, temperaturë që zgjat për disa javë me rradhë, por që nuk është shkaktuar nga ndonjë virus tjetër.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit