-0.8 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Fushatë jofer me para të shtetit

Më të lexuarat

Përfaqësuesit shtetërorë qysh në ditën e parë të fushatës zgjedhore e kanë vazhduar avazin e vjetër, atë të përdorimit të resurseve shtetërore në shërbim të partisë.

Më së shumti kjo reflekton në shfrytëzimin e veturave zyrtare, por edhe në marrjen e pagës pa shkuar fare në punë. Kryeministri Hashim Thaçi është zyrtari më i lartë i cili në hapje të fushatës zgjedhore të enjten në Prizren e Therandë, ka përdorur veturën zyrtare.

Këtë e pranojnë edhe nga partia e tij, edhe pse zyrtarisht nuk duan të flasin për gazetën. “Kryeministri do ta përdorë veturën zyrtare gjatë gjithë kohës, shkruan Tribuna.

Pavarësisht që është kryetar partie ai është edhe kryeministër. Vetura e tij është e blinduar”, ka thënë një nga zyrtarët e PDK-së, i cili nuk ka dashur të flasë me emër. Punët më mirë nuk janë as te ministrat pasi shumica prej tyre, nuk po tregohen të kujdesshëm për ta respektuar ligjin dhe të mos përdoren resurset për t’i shërbyer partisë. / Tribuna/.kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit