-3.2 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

“Papa Françesku një zhgënjim për muslimanët e Arakanit”

Më të lexuarat

ANKARA (AA) – DİLDAR BAYKAN

Kreu i Vatikanit, Papa Françesku ka krijuar në zhgënjim në komunitetin ndërkombëtar pasi gjatë vizitës së tij katër ditore në Mianmar nuk ka përmendur mizoritë dhe dramën njerëzore me të cilat janë përballur muslimanët e Arakanit, raporton Anadolu Agency (AA).

Papa Françesku gjatë vizitës së tij në Mianmar është takuar me lideren e Mianmarit Aung San Suu Kyi, dhe gjeneralin Min Aung Hlaing i cili ndodhet në krye të operacioneve që kryhen në rajonin e Arakanit.

Në fjalimin e mbajtur duke iu drejtuar Suu Kyi dhe zyrtarëve të tjerë të Mianmarit, Papa nuk ka cekur në mënyrë specifike situatën e muslimanëve të Arakanit dhe ka preferuar të përdorë shprehje të përgjithshme.

“Populli i vendit vazhdon të vuajë për shkak të armiqësive dhe luftës së brendshme. Duhet të sigurohen të drejtat themelore për të gjithë ata që thonë se Mianmari është shtëpia e tyre”, tha Papa duke mos cituar as fjalën “Rohingya”, emër me të cilin identifikohen muslimanët e Arakanit.

Ndërkohë që edhe zëdhënësi i Vatikanit, Greg Burke më parë ka bërë të ditur se i kanë “marrë seriozisht” rekomandimet e bëra që Papa gjatë vizitës së tij në Mianmar të distancohej nga pëdorimi i fjalës “Rohingya”.

Ky qëndrim i Papës ka shkaktuar zhgënjim në mesin e institucioneve të të drejtave të njeriut dhe diasporës së Arakanit, të cilët prisnin që çështja e muslimanëve të Arakanit të shtrohet në rendin e ditës në këtë vizitë.

“Ne e shohim këtë vizitë kuptimplote, por jashtëzakonisht të pamjaftueshme”

Kryetari i Platformës Arakan, Prof. Dr. Yusuf Balcı, në një deklaratë për gazetaren e AA-së duke tërhequr vëmendjen se Papa është një personalitet me ndikim në arenën ndëkrombëtare dhe se është lider i komunitetit katolik tha se “Çështja e Arakanit është një problem i të gjitha feve dhe jo vetëm i muslimanëve. Madje, ai është problem i njerëzisë. Ne në këtë çështje presim një qajse njerëzore nga të krishterët, fetë e tjera madje edhe nga budistët”.

“Mund të jetë e kuptueshme që Papa është treguar me një mirësjellje të caktuar ndaj qeverisë së Mianmarit në çështjen e Arakanit, por ne prisnim që ai të reagonte ndaj përjetimeve”, ka thënë Balcı duke bërë të ditur se qeveria e Mianmarit injoron persekutimin në Arakan.

“Është një dramë njerëzore ku janë të pranishëm qindra mijëra njerëz, janë fshatrat që digjen. Brenda disa muajve qindra mijëra njerëz janë larguar nga trojet e tyre. Në kushte të vështira kanë migruar dhe shumica kanë humbur jetën gjatë kësajë rruge. Sigurisht që është një mangësi serioze që të mos përmenden specifikisht muslimanët e Arakanit ndërkohë që është përjetuar një dramë e tillë”, tha Balcı në lidhje me shprehjet normale të përdorura nga Papa në Mianmar.

Më tej pasi ka shtuar se “Çështja e Arakanit është një çëshje njerëzore. Nuk bëhet fjalë vetëm për çështje fetare, nga kjo pikëpamje. Ne e shohim këtë vizitë kuptimplote, por jashtëzakonisht të pamjaftueshme”. Balcı ka vënë në dukje se kishin pritshmërinë që Papa të potenconte të paktën çështjen e muslimanëve të Arakanit gjatë vizitës së tij në Bangladesh.

“Ne prisnim shumë më tepër nga ajo që është bërë”

Ndërsa drejtori i organizatës Aleanca për Lirinë dhe Nderin Ndërkombëtar (AFD) për Azinë e Paqësorit, Mustafa Akoub, pasi bëri të ditur se Papa ka një ndikim të madh shpirtëror mbi njerëzit ka bërë vlerësimin e tij se “ky qëndrim i tij nuk ishte i drejtë”.

Duke vënë theksin se Papa ka dënuar përndjekjet dhe abuzimet e të drejtave të njeriut në të gjithë botën, Akoub tha: “(Papa) në lidhje me këtë çështje ne prisnim që ai të shprehej hapur për shkeljet e të drejtave të njeriut në Arakan. Ne prisnim shumë më tepër nga ajo që është bërë, jemi shumë të zhgënjyer”.

Ndërsa edhe Ibrahim Muhammed një nga themeluesit e Këshillit Rohingya të Evropës (ERC) tha se “Kanë shkuar dëm pritshmëritë tona për shkakun se Papa Françesku u distancua të deklaronte ‘Rohingya‘ ndërkohë që muslimanët e Arakanit përballen me një spastrim etnik”.

“Papa është një nga pak personalitetet e fuqishme që mund të qëndrojë në anën e muslimanëve të Arakanit dhe se qëndrimi i tij në Mianmar ka krijuar një ‘zhgënjim'”, ka thënë Muhammed duke shtuar se “Është gjithashtu e qartë se vizita e Papës u parapri nga një fushatë nën presion ndaj komunitetit të krishterë”.

“Papa duhej të kërkonte nga bota që të bëhej një dhe t’i kërkonte ndalimin gjenocideve të tilla dhe të të gjitha llojeve të persekutimit. Duhet të bënte thirrje për përfundimin e krizës së refugjatëve të muslimanëve të Arakanit”, tha Muhammed.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit