8.7 C
Pristina
Friday, November 22, 2024

Ananasi ka super vlera që duhet ti dini për një jetë të shëndetshme

Më të lexuarat

Prej vitesh preferohet dhe dieta me ananas, e cila ndihmon për të pasur një bark të sheshtë dhe të pastron organizmin.

Këtë frutë mund ta hani në çdo sezon të vitit. Për të përvetësuar në maksimum vlerat e tij duhej ta hani të freskët. 100 gram ananas është një burim i shkëlqyer i manganit dhe vitaminës C. Gjithashtu ai furnizon turpin dhe me kalium, magnez, kalcium, betakaroten, tiaminë, B6.

Ja disa përfitime të tjera të ananasit:

1. Forcon thonjtë tuaj

2. Ka efekt kundra plakjes. Ananasi është një aleat i vërtetë kundër rrudhave dhe kundër plakjes së kockave. Largon inflamimin e nyjeve dhe muskujve, veçanërisht atyre që lidhen me artritin.

3. Pastron organizmin. Falë përbërjes së tij të lartë me ujë ndihmon në eliminimin e toksinave.

4. Anti-inflamator natyror sidomos në dimër. Është i dobishme kundër kollës, të ftohtit dhe ndihmon organizmin tonë nga infeksionet.

5. Ndihmon tretjen. Ananasi është burim fibrash dhe kjo e bën më të lehtë tretjen.

6. Forcon dhëmbët. Vetitë antioksiduese të ananasit i bëjnë mirë edhe gojën, parandalojnë kancerin oral, forcojnë dhëmbët dhe mishrat.

7. Ndihmon shikimin. Prania e beta-karotenës ndihmon në ruajtjen e efikasitetit të fushëpamjes, duke luftuar degjenerimin makular të retinës, që mund të çojë në humbjen e shikimit.

8. Të dobëson. Shija e ëmbël që ka mund të na mashtrojë. Realisht bromelina, që është e pranishme te ananasi redukton celulitin në trupin tonë.

9. Ul tensionin e lartë. Kush vuan nga tensioni i lartë duhet të hajë shpesh ananas. Përmbajtja e lartë e kaliumit dhe sasia minimale e natriumit lejojnë të mbajnë tensionin e ulët.

10. Tonifikon muskujt. Ananasi është një frutë ideal për ata që merren me aktivitete sportive. Pas një aktiviteti fizik, ananasi siguron një furnizim adekuat të kripërave minerale dhe i shpërndan shpejt ato nëpër trup.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit