4.4 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Pacolli: Nuk ka kush para në botë për ta blerë Trepçën

Më të lexuarat

Aleanca Kosova e Re ka hapur sot solemnisht fushatën Elektorale për zgjedhjet lokale të 3 nëntorit.

Drejtuesit më të lartë të kësaj partie kanë kërkuar besimin e qytetarëve të Mitrovicës, me zotimin se ndershmërisht do të udhëheqin me komunën e tyre.

Presidenti i AKR-së, Behxhet Pacolli tha se partia që ai drejton ka punuar në të mirë të Kosovës, qoftë në pozitë ose në opozitë, duke thënë se politikanët e AKR-së nuk

“Na jepni më shumë hapësirë dhe ne nuk do ju zhgënjejmë. Ne nuk e kemi përdorur pushtetin, qeverinë për të punësuar njerëz për disa muaj, apo për ca vjet, që pastaj do t’i hiqte qeveria apo partia tjetër. Ne nuk i japim dikujt që na voton, peshq të gatshëm. Ne do t’i japim punë të vërtetë, mundësi për biznese vetanake që gjithsekush ta kapë vetë peshkun”, ka thënë para simpatizantëve Pacolli.

Duke folur për privatizimin, i pari i AKR-së ka thënë se nuk ishin kundër asnjëherë vetëm se Trepça është tjetër, dhe se ajo nuk guxon të privatizohet.

“Ne nuk erdhëm në politikë për të përfituar nga privatizimet, apo për t’i ndaluar ato. Ne kemi thënë të njëjtën gjë ashtu si bëmë për Trepçën: Trepça nuk guxon të privatizohet. Nuk ka kush para në botë për ta blerë Trepçën. Trepça nëse administrohet nga një kompani me renome ndërkombëtare, mund të prodhojë mirëqenie për Mitrovicën, dhe për gjithë Kosovën”, ka thënë Pacolli.

Në fund, ai ka lavdëruar kandidatin e kësaj partie për kryetar të Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, i cili sipas tij është kandidat që do t’i bëntë nder çdo qytetari të Evropës.

“Agim Bahtiri është një kandidat që do t’i bënte nder çdo qyteti të Europës. Ai është në krye të një biznesi të madh ndërkombëtar, që është me sukses. Biznesi i tij i kalon kufijtë e një qyteti në botë, ndaj po ju them se Agimi po sakrifikon për Mitrovicën”, tha Pacolli.

E Bahtiri nga ana e tij ka thënë se emrin që ka krijuar në botën e biznesit do ta shfrytëzojë si shembull që bashkëatëdhetarët të kthehen në vendlindje dhe të punojnë për Kosovën.

“Hyra në politikë rastësisht, por për subjektin politik nuk kisha mëdyshje pasi e njoha Presidentin Pacolli së pari nga suksesi i tij në botën e biznesit, e më pas personalisht mes bisedash të ngrohta”, tha ai duke prezantuar pikat e programit të tij që përfshijnë, krijimin e zonës së lirë ekonomike dhe industriale, krijimin e partneritetit – publiko – privat, përmirësimin e infrastrukturës shërbimeve administrative dhe publike dhe në theks të veçantë në ndalje të korrupsionit, investimin në Trepçë dhe statusin e saj, zhvillimin e agrokulturës dhe turizmin malor.

Ai ka thënë se pagën si kryetar do ta ndaj për studentët derisa Unverisitetit të Mitrovicës, derisa veturën e dedikuar për Kryetarin e Komunës premtoi ta jap në shfrytëzim të Shoqatave të dala nga Lufta.kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit