2.3 C
Pristina
Wednesday, November 6, 2024

Më e mira është “Es-selamu alejkum ue rahmetullahi ue berakatuhu”…

Më të lexuarat

Më e mira është “Es-selamu alejkum ue rahmetullahi ue berakatuhu”, pastaj “Es-selamu alejkum ue rahmetull-llah”, e pastaj “Es-Selamu Alejkum” ( 2 )

Argument për këtë është hadithi të cilin e transmeton Ebu Hurejre, radijall-llahu anhu, senjë njeri ka kaluar pranë Pejgamberit sal-Allahu-alejhi-ueselem dhe tha “Es-Selamu Alejkum”. Pejgamberi sal-Allahu-alejhi-ueselem ia ktheu; pastaj ai (njeriu) u ul, e Pejgamberi sal-Allahu-alejhi-ueselem tha: “Dhjetë të mira”. Pastaj erdhi një njeri tjetër dhe tha: “Es-selamu alejkum ue rahmetullahi”. Pejgamberi sal-Allahu-alejhi-ueselem tha: “Njëzet të mira”. Më vonë erdhi edhe një njeri tjetër dhe tha: “Es-selamu alejkum ue rahmetullahi ue bereketuhu”. Pejgamberi sal-Allahu-alejhi-ueselem tha: “Tridhjetë të mira”
(Tirmidhiu, 2689; Shejh Albani ka thënë se është sahih. Gjithashtu e transmeton imam Ahmedi 19446 dhe Ed-Daremi 2640)
Ndërsa forma e kthimit është sikurse përshëndetja, e edhe më të mirë, dhe argument për këtë është fjala e Allahut xh.sh.
“Kur ju urojnë me ndonjë përshëndetjë, përgjigjuni me më të mirën prej saj, ose të paktën po atë përshëndetje…” (En Nisa, 86)
Kthimi i selamit duhet të bëhet në shumës, edhe nëse përshëndetësi është një, dhe i thuhet atij: “We alejkumus-selam we rahmetull-llahi we berekatuhu”.
Pyetje: Nëse përshëndetësi përfundon me përshëndetje tek fjala “We berekatuhu”, a lejohet që i përshëndeturi të shtojë më tepër se “we berekatuhu” duke u bazuar në ajetin Kur’anor “biEhsana minha” – edhe më të mirë…”
p.sh: “Bamirësia dhe falja qoftë mbi të”?
Kur kthehet salami nuk shtohet pas fjalës “we berekatuhu” asgjë, edhe pse përshëndetësi përfundon me fjalën “we berekatuhu”. Ibn AbdulBerri ka thënë: “Ka thënë Ibn Abasi dhe Ibn Omeri radijall-llahu anhu: “Mbaron salami tek fjala “we berekatuhu”, ashtu siç e ka përmendur Allahu në Kur’an:
“Mirësia e Allahut dhe bekimi i tij qoftë me ju o familja e shtëpisë (së Ibrahimit). (Hud, 73)
Dhe kanë urryer ata të dy (Ibn Abasi dhe Ibn Omeri radijall-llahu anhu) që dikush të shtojë në selam pas fjalës “we berekatuhu”. Et-Temhid 5/293

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit