Katrin Ashton, shefja e politikave të jashtme të BE, mbërrin sot në Kajro, duke shënuar vizitën e saj të 14 që nga marrja e postit që mban.
Më parë, ajo ka deklaruar se vizita e saj nuk synon ti marrë për dore egjiptianët dhe ti udhëzojë çfarë të bëjnë, por siç u shpreh dhe ajo vetë:”Ajo që synoj nga kjo vizitë, është të punojmë së bashku me të gjithë qarqet politike. Roli im nuk është që tu them liderëve se çfarë duhet të bëjnë.”
Ashton deklaroi një ditë më parë për gazetarët se:”E ardhmja e Egjiptit duhet të jetë një demokraci gjithëpërfshirëse… të gjithë e kuptojnë këtë.” Duke theksuar domosdoshmërinë që të rinjve egjiptianë tu japet shansi për pjesëmarrjen në procesin demokratik.
Ajo tha se gjatë vizitës së saj në Kajro, do të takohet me të gjitha palët politike në Egjipt. “Gjatë kësaj vizite, do të ulem me të gjithë, të cilët shpresoj se do ta çojnë në vend procesin demokratik dhe të na ofrojnë një kushtetutë të mirë, me qëllim që të zhvillohen zgjedhje të vërteta ku do u jepet shansi të gjithëve.”
Ashton shtoi se tranzicioni politik është një proces i vështirë. Vetë Europa ka përjetuar luftra dhe konflikte për të arritur aty ku është sot. /aonline/kohaislame