PEKIN (AA) – Një restorant turk në jug të Kinës u zgjodh “Restoranti i ri i vitit” në një konkurs të mbajtur nga revista online e vendit Thatsmag, raporton Anadolu Agency (AA).
Mijëra njerëz, përmes aplikacionit social mobil WeChat votuan për një periudhë një mujore në një konkurs për të zgjedhur restorantet e tyre të preferuara.
“Bus Grill Turkish Steakhouse”, i drejtuar nga biznesmeni turk Birol Dincli në qytetin jugor kinez Shenzhen u zgjodh si “Restorani i ri i vitit”.
Duke folur për AA, Dincli që ka punuar si kuzhinier dhe ka drejtuar hotele në vende të ndryshme për vite, tha se gatimi ishte puna e tij familjare.
Dincli, i cili hapi restorantin 10 muaj më parë, besonte se restoranti i tij kontribuon në promovimin e kuzhinës turke në Kinë.
“Bus Grill Turkish Steakhouse është një kontribut i madh në promovimin e vendit tonë”, tha Dincli.