9.7 C
Pristina
Friday, November 22, 2024

GJEOPOLITIKA E AUSTRISË

Më të lexuarat

Më poshtë vijojnë disa fakte dhe shifra mbi Austrinë, anëtare e Bashkimit Evropian (BE), që prej 1 janarit të vitit 1995, ku zhvillohen sot zgjedhjet parlamentare.

SITUATA GJEOGRAFIKE – Austria kufizohet nga tetë shtete, Republika Çeke, Gjermania, Sllovakia, Hungaria, Sllovenia, Italia, Zvicra dhe Lihtenshtajni. Formohet nga nëntë provinca ose lande.

SIPËRFAQJA – 83 879 kilometra katrorë.

POPULLSIA – 8,4 milionë banorë, regjistruar nga “Statistik Austria”, në vitin 2012.

KRYEQYTETI – Vjena (1,73 milionë banorë)

GJUHA ZYRTARE – Gjermanisht.

BESIMI FETAR – Feja Katolike (75 për qind), protestante (4,7 për qind), myslimanë (4,2 për qind).

HISTORIKU – Monarki e Habsburgëve (1273-1918) u kthye në republikë në nëntor të vitit 1918 pas disfatës në Luftën e Parë Botërore. Në vitin 1938, vendi u përfshi brenda Gjermanisë Naziste.

INSTITUCIONET POLITIKE – Demokraci parlamentare, Republikë Federale dydhomësh. Presidenti zgjidhet çdo gjashtë vjet. Posti mbahet nga Heinz Fischer, që nga viti 2004.

EKONOMIA – Austria regjistroi një rrijte ekonomike deri në 0,8 për qind në vitin 2012. Për vitin 2013, shpreson një rritje të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB) deri në 0,6 për qind.

Norma e papunësisë është më e ulët në Bashkimin Evropian me 4,8 për qind, sipas Eurostat, e regjistruar në korrik të vitit 2013.

FORCAT E ARMATOSURA – 45 000 trupa.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit