Muslimanët nuk janë plotësisht njerëzor, tha politikani suedez.
Një politikan suedez është detyruar të japë dorëheqjen pasi tha se muslimanët nuk janë plotësisht njerëzorë.
“Në një fund të masës, ju jeni 100 për qind njerëzor, një person, gjithçka që është pjesë e këtij koncepti. Në anën tjetër, ju jeni 100 për qind Muhammedan,” tha Martin Strid, i cili ishte pjesë e partisë së Demokratëve Suedezë deri kur ai dorëheqjen e tij këtë javë, përcjells The Local.
“Të gjithë muslimanët janë diku në atë shkallë,” tha Strid, duke argumentuar se anëtarët e organizatave terroriste “janë afër që të jenë 100 për qind Muhammedan”.
“Nëse je ish-musliman, ke për tu bërë shumë shpejtë plotësisht njerëzor”, tha ai.
Pra, sipas Stridit, një mysliman mund të shpresojë që të bëhet pothuajse “plotësisht njerëzor” pasi të refuzojë plotësisht besimet e tij fetar.
Për fat të mirë, të tjerët në partinë politike të Stridit ishin të shpejtë për të dënuar fjalët e tij dhe për të distancuar veten nga pozicioni i tij islamofobik.
Sekretari i Partisë Demokratike të Suedisë, Richard Jomshof, i ka quajtur komentet raciste.
“Gjithkush ka vlerë thelbësore të njeriut, e njëjta gjë për të gjithë. Nëse mendoni se dikush ka një vlerë më të keqe bazuar në një ngjyrë të caktuar të lëkurës ose në komunitetin ku ata janë pjesë, kjo është racizmi për mua. Nuk do ta pranojmë këtë”, tha Jomshof , sipas The Independent.
Aron Emilsson, një deputet dhe anëtar i bordit të demokratëve të Suedisë, gjithashtu kritikoi komentet e thellë fyese të Stridit, transmeton KohaIslame.
“Është një deklaratë që ne nga udhëheqja e partisë distancohemi në mënyrë të prerë. Kategorizimi i njerëzve dhe vlerave njerëzore në bazë të asaj që se çfarë besimi fetar keni është një mënyrë ne nuk mund ta argumentojmë.”, tha Emilsson, sipas SVT.
Nga ana e tij, Stridi u përpoq kinse të kërkojë falje, duke thënë: “Ishte shumë fatkeqe dhe unë u shpreha shumë keq”.
Ai gjithashtu u përpoq të justifikonte veten duke thënë se ka miq muslimanë …
“Unë njoh shumë muslimanë dhe jam shumë shok i mirë me shumë prej tyre. Natyrisht, njerëzit janë njerëz,” tha ai.
Orë më vonë, The Local raportoi se ai kishte lënë partinë e tij politike./KohaIslame.com/