3 C
Pristina
Thursday, December 5, 2024

Meshkujt që punojnë natën rrezikohen nga kanceri i prostatës

Më të lexuarat

Meshkujt që punojnë në ndërrimin e natës, sipas një studimi të kryer në Kanada, tri herë kanë më shumë gjasa të preken nga kanceri i prostatës, në krahasim me ata që punojnë në ndërrimin e ditës.

Besohet se gjatë ndërrimit dhe punës natën çrregullohet prodhimi i melatoninës, hormoni i cili ndihmon në rregullimin e gjumit.

Kur trupi ynë është ekspozuar ditës, prodhimi i melatoninës zvogëlohet duke nxitur lëvizjen e shumë proceseve në trupin tonë, të cilën e ndihmojnë në zhvillimin e tumoreve.

Në hulumtim kishin marrë pjesë 3.137 meshkujt të cilëve u ishte diagnostikuar një lloj i kancerit.

Rezultatet kanë treguar se shumica prej tyre gjatë një periudha kohore kishin punuar në ndërrimin e natës, transmeton Telegrafi.

Në stadet e hershme, kanceri i prostatës nuk jep shenja klinike. Në stadet më të avancuara, shfaqen shenja klinike, si urinim i shpeshtë, sidomos natën; urinim i dobët, jo me forcë; ndërprerje e menjëhershme e urinimit, si dhe rifillim i urinimit mbas disa sekondave; dhembje dhe djegie gjatë urinimit; urinim me gjak, shoqëruar shpesh me copëza të vogla gjaku të mpiksur; prezencë e gjakut në spermë; dhembje të lokalizuara në një ose disa kocka, sidomos në kockat e legenit dhe në vertebrat, dhembje që vazhdojnë pa ndërprerje të paktën deri në dy javë, shenjë e kancerit të avancuar që tregon se ka prekur kockat.

Shenjat klinike të kancerit të prostatës nuk duhet të keqinterpretohen nga personat që kanë shenja të tilla e përpiqen të realizojnë një vetëdiagnostikim, pasi këto shenja takohen edhe në sëmundje të tjera të prostatës me origjinë jo kanceroze.

Pos sëmundjes së kancerit në prostatë, meshkujt të cilët punojnë në ndërrimin e natës rrezikojnë të preken nga tumori në zorrë, fshikëz dhe në mushkëri.

Edhe pse hulumtimet e mëhershme kanë sugjeruar se puna natën më shumë i dëmton femrat, studimet e shkencëtarëve nga universiteti Kuebek tregojnë se edhe meshkujt janë të rrezikuar po aq sa edhe femrat.

Organizmi i njeriut ka orën e tij biologjike që do të thotë se ai e ka të programuar kohën e gjumit për gjumë dhe kohën e punës për punë.

Kështu gjatë eksperimenteve, analizat e gjakut treguan se 6%-ëshi normal i gjeneve të ADN-së janë specifikisht më shumë apo më pak aktive, në periudha të ndryshme të ditës.

Që kur vullnetarët nisën të punonin gjatë natës, ai rregullim i duhur gjenetik nisi të humbiste.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit