-4.3 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Shpjegimi në “The Economist”: çfarë ia rrit çmimin një vepre arti

Më të lexuarat

Artistët e parë dolën në epokën e Akullit, kur njerëzit lëvizën nga Mesdheu Lindor drejt e në fushat pjellore europiano-qendrore ku kishte rezerva të mëdha ushqimore. Së pari, ata pikturuan atë që panë rreth e rrotull – njerëz, kafshë, gjuetinë – si dëshmojnë skenat e gjetura në muret e shpellave. Më pas, 40 mijë vjet të shkuara, një artizan i talentuar në jug-perëndim të Gjermanisë gdhendi një figurë të nxjerrë nga imagjinata e tij. Tridhjetë centimetra e lartë dhe e njohur si Der Löwenmensch, figura ka këmbë njeriu dhe një krah, por kokën e një luani. Kjo ishte vepra e parë e njohur e artit. Përgjatë kohës, punimet artisitike u bënë të çmuara, të dëshiruara dhe u tregtuan. Ilustrimi më i hershëm i një tregu arti që ne njohim ndodhet në një kupë greke, pikturuar nga Phintias dhe që daton deri në 500 vjet para erës sonë, e që tregon një burrë të ri në moshë që blen një vazo. Por çfarë e bën një vepër arti, të ketë vlerë?

Tregu i artit siç e njohim sot, doli në shekullin e 18-të. Përpara kësaj kohe, punimet e artit porositeshin direkt nga artisti, kryesisht nga padronë të pasur dhe të fuqishëm si Mediçit apo Kisha katolike, më shumë sesa dilnin në treg. Mbledhës të tjera nisën të dalin me revolucionin Industrial dhe rritjen e klasës së mesme në Europë.

Christie’s, shtëpia e ankandeve, u themelua në vitin 1766. Ndërmjetës të pasur që sillnin së bashku blerësin dhe shitësin, dolën në shekullin e 19-të. Në shekullin e 21, tregu është i pafund. Shitjet e artit në vitin 2015 ishin në total, 64 miliardë dollarë, sipas një raporti ekonomik, duke i bërë ato më të mëdha sesa ekonomia e Kenias apo e Kosta Rikës.

Moda nxit më së shumti tregun kontemporan të artit, ashtu si dhe kopjet e rralla (kjo jo edhe aq shumë). “Sanksionimi” po ashtu është i rëndësishëm: shoqërizimi me koleksionistë të mëdhenj, pjesëmarrja në ndonjë ekspozitë shumë të lavdëruar apo njohja si pjesë e historisë apo historisë së artit.

Rreth gjysma e tregut llogaritet të jetë ai i shitjeve përmes ndërmjetësve, ose direkt nga studio e artistit (“tregu primar”) ose duke rishitur një punim që më parë është blerë një herë (“tregu sekondar”) dhe që tashmë shitet në vazhdimësi, shpesh me disa komisione të paguara përgjatë rrugëtimit. Pjesa tjetër e tregut të artit përbëhet nga shitjet me ankand, një sistem që pretendon të jetë i hapur dhe konkurrues, me të gjithë punimet artistike dhe ofertuesit e mundshëm të publikuar për të gjithë. Në të vërtetë, mund të jetë po aq sekretiv sa edhe bota e marrëveshjeve, me një menaxhim të ndërlikuar financiar dhe me komisione me zbritje që nuk janë të pazakonta.

Puna më e shtrenjtë e artit të shitur në ankand është piktura e Pablo Pikasos, “The Women of Algiers (Versioni ‘O’)”, dorëzuar nga një koleksionist saudit në vitin 2015, i cili e kishte mbajtur pikturën të fshehur nga sytë e publikut në shtëpinë e tij në Londër për gati 20 vjet. Vepra u ble, pas një ofertimi të ankthshëm, nga Hamad bin Jassim bin Jaber al-Thani, ish-kryeministër i Katarit për një shumë prej 179.4 milionë dollarë. Gruaja guximtare gjysmë e zhveshur që përshkruhet në pikturë, do të thotë se vepra me gjasa nuk do të ekspozohet kurrë në Lindjen e mesme, por mbetet një trofe, padyshim, nëse nuk është thjesht e tillë vetëm për shkak të çmimit rekord.

Çfarë mund të thuhet për vlerën jo-financiare të artit? Kjo ndoshta është pyetja më e vështirë nga të gjitha. E megjithatë mbetet thelbësore. Të qëndrosh përballë rrethit të vajzave të Matisit që vallëzojnë apo portretit të Rembrantit që paraqet nënën e tij është të dallosh që ato janë kryevepra. Si publik, mund të shndërrohesh, të dalësh jashtë vetes dhe të ndjesh me ndërgjegjegje se po përfshihesh në një histori që është si e pakohë ashtu edhe e pambarim. Kjo është vlera e vërtetë e artit.

Përgatiti: Juli Prifti – /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit