-4.3 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Hajduti shqiptar kthehet në hajdutin më dështak në Austri, historia qesharake

Më të lexuarat

Të enjten e kaluar në qytetin e Innsbruckut në Austri, dikush ia vodhi një punëtoreje telefonin në zhveshtoret e vendit të punës.

Por, dy ditë më vonë bashkëshortit të saj iu kujtua një mënyrë për të tentuar të zbulojë hajnin

Ai bëri një video-thirrje në rrejtin WhatsApp – në telefonin e gruas së tij.

Shqiptari duket se iu përgjigj dhe çifti austriak arriti të marrë një fotografi të fytyrës së tij.

Edhe pse çifti i kërkoi shqiptarit tu kthente telefonin, ai jo vetëm që refuzoi, por edhe kishte guzimin të u kërkonte para që kapnin vlerën mbi 1 mijë euro.

Pas kësaj, çifti e kontaktoi policinë e cila e lokalizoi vendndodhjen e tij përsëri përmes telefonit. Ai u kap në stacionin kryesor të trenit (Hauptbanhof) në Innsbruck.

Natyrisht, me vete e kishte edhe telefonin. Këtë autoritetet ia kthyen pronares.

Për shqiptarin 28 vjeç pasoi kallëzimi penal, megjithatë ai u la të mbrohet në liri.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit