5.8 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

BlackBerry pajtohet të shitet për 4.7 miliardë $

Më të lexuarat

BlackBerry të hënën ka njoftuar se ka rënë dakord për një ofertë shitjeje të udhëhequr nga Fairfax Financial Holdings në vlerë prej 4.7 miliardë $, e kufizuar nga një marrëveshje e përbashkët.

Konsorciumi i udhëhequr nga Fairfax, që tashmë zotëron 10 për qind të Blackberrry-it, ka ofruar 9 $ të holla për çdo shpërndarje të produkteve të BlackBerry-it.

Bordi i drejtoreve në BlackBerry, në muajin Gusht kishin formuar një komision të veçantë për të hulumtuar dhe miratuar kushtet e strategjive të mundshme, kodin e ofertave dhe miratimin e blerjes. Tani ky konsorcium pritet të bëjë kompaninë private.

Prem Watsa, kryetar dhe kryeshef në kompaninë Fairfax, ka deklaruar duke thënë se “ne besojmë se ky transaksion do të hap një kapitull të ri emocionues privat për Blackberry-in, konsumatorët e saj, transportuesit si dhe vetë punonjësit.

Si do që të jetë ende është e paqartë se çfarë plani ka Fairfax për të ardhmen e BlackBerry-it, thashethemet japin një sërë opsionesh, të likuidohet dhe shitet në pjesë, të rifilloj nën një menaxhim të ri, të jetë një licencues i softuerëve BlackBerry ose të zhvilloj harduer në përshtatje me sisteme tjera operative.

Ky lajm vjen dy ditë pas njoftimit se BlackBerry do të shkurtoj 4500 vende të punës dhe do të humb afro 1 miliardë dollarësh në tremujorin e dytë të tij. /ameble/Kohaislame.com

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit