-3.2 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Akademiku maqedonas: Ligji për gjuhën shqipe do të sjell fundin e Maqedonisë

Më të lexuarat

Akademiku Gjorgi Pop-Atanasov nga Akademia e Shkencave dhe Arteve e Maqedonisë është shprehur mjaftë i shqetësuar për ligjin për gjuhët. Në një intervistë për fakulteti.mk ai ka shkuar deri aty sa ka theksuar se kalimi në kuvend i ligjit për gjuhën shqipe do të sjellte fundin e Maqedonisë.

Nëse është gjuhë zyrtare, do të duhet të mësohet në shkollat fillore. Ju do të duhet të merrni mësimdhënës në çdo shkollë fillore në Maqedoni.

Ata në Maqedoni nuk do të jenë të mjaftueshme, kështu që do t’ju duhet të importoni nga Kosova dhe Shqipëria. Kjo do të rezultojë në një shqiptarizim të plotë të të gjithë territorit të Maqedonisë.

Me këtë ligj gjuha shqipe duhet të shpallet zyrtare në tërë territorin e Republikës së Maqedonisë. Nëse kjo bëhet, për Maqedonia kjo është fundi, thotë akademiku Gjorgi Pop-Atanasov nga Akademia e Shkencave dhe Arteve e Maqedonisë.

Në pyetjen : Çfarë do të sjellë miratimi i këtij projektligji, Pop-Atanasov është përgjigjur.
“Nëse në Berovë çdo dokument duhet të përkthehet në atë gjuhë, ju duhet të hapni një organ të veçantë, të punësoni disa njerëz. Nëse organi është zyrtar, këta njerëz do të jetojnë atje, ata do të marrin familjet e tyre atje. Nëse është gjuhë zyrtare, do të duhet të mësohet në shkollat fillore. Ju do të duhet të punësoni mësimdhënës në çdo shkollë fillore në Maqedoni. Mësuesit nga Maqedonia nuk do të jenë të mjaftueshëm, kështu që do t’ju duhet të importoni nga Kosova dhe Shqipëria. Kjo do të rezultojë në një shqiptarizim të plotë të të gjithë territorit të Maqedonisë. Ky është qëllimi. Nuk është qëllimi për të marrë të drejta. Të drejtat do të kërkohen deri sa të arrihet objektivi. Dhe objektivi dihet se çka është.”- ka theksuar Pop-Atanasov.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit