Pesë minutat e pushimit të shkurtër mes orëve në një shkollë të mesme në një komunë të Kosovës pesë nxënës meshkuj i kanë shfrytëzuar që të ushtrojnë dhunë fizike e të tentojnë të ushtrojnë dhunë seksuale ndaj një shoku të klasës.
Në prani të rreth 30 nxënësve të tjerë pesë nxënësit e kanë kapur me dhunë shokun e klasës, e kanë shtrirë mbi bankë, kanë tentuar ta zhveshin, shkruan sot “Koha Ditore”.
Punëtorët ndihmës janë ata që kanë shpëtuar viktimën nga pasojat e mëtutjeshme të këtij rasti. Siç ka mësuar gazeta, njëri nga ta ka shkuar dhe e ka njoftuar drejtorin për atë që po ndodhte.
Drejtori, në një bisedë për gazetën ka thënë se kur ka shkuar në klasë nuk ka parë asgjë. Por ka kërkuar deklarata nga nxënësit abuzues, shumica e të cilëve sipas tij, kanë pranuar se kjo ngjarje ka ndodhur. /koha/