Policia franceze është duke e hetuar zbulimin e 1.3 tonëve të kokainës së pastër që është zbuluar në bordin e aeroplanit të pasagjerëve të “Air France”.
Aeroplani ku është zbuluar droga ka flutuar nga kryeqyteti i Venezuelës, Karakas për në Paris.
Sasia e zbuluar konsiderohet si rekorde për këtë trafikimin e këtij llojit të drogës.
Ministri i brendshëm francez, Manuel Valls ka thënë se kokaina e gjetur e kap vlerën e 50 milionë eurove.
Agjencitë e lajmeve Reuters dhe AFP kanë cituar zyrtarë duke thënë se droga, nëse rishitet mund të arrijë vlerën prej 200 milionë eurove.
Zyrtarët thonë se kokaina ka qenë e fshehur në një valigje të regjistruara në emra të njerëzëve që s’kanë qenë fare në aeroplan.
Disa persona thuhet se janë arrestuar po nuk janë dhënë detaje të tjera.
Zyrtarët në Venezuelë kanë thënë se edhe ata e kanë nisur një hetim për rastin në fjalë./rel