KAJRO (AA) – Numri i personave të vdekur si pasojë e sulmit të djeshëm ndaj xhamisë Ravza në qytetin Arish në Egjipt është rritur në 305, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas burimeve zyrtare të Egjiptit numri i personave që kanë humbur jetën si pasojë e sulmit në xhaminë e fshatit Ravza në rajonin Bi’r el-Abd në qytetin Al Arish është rritur në 305, kurse të paktën 128 të tjerë janë të plagosur.