4.5 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Arabia Saudite dhe Irani ashpërsojnë retorikën ndaj njëri-tjetrit

Më të lexuarat

Irani tha se princi i kurorës i Arabisë Saudite, Mohammed Bin Salman, është diskredituar ndërkombëtarisht nga “sjellja e tij e papjekur”.

Komentet vijnë pasi Mohammed Bin Salman tha se udhëheqësi suprem i Iranit është “Hitleri i ri i Lindjes së Mesme”.

Duke aluduar në rritjen e pushtetit rajonal të Irant, Mohammed Bin Salman tha se është e rëndësishme të shmanget “përsëritja e asaj që ka ndodhur në Evropë dhe në Lindjen e Mesme”.

Arabia Saudite dhe Irani janë rivalë dhe kanë akuzuar njëri-tjerin për nxitje të jostabilitetit në gjithë rajonin.

Duke folur për gazetën New York Times, Mohammed Bin Salman tha se Irani nuk duhet të lejohet të shtrijë ndikimin e tij.

“Nuk duam që Hitleri i ri në Iran të përsërisë atë që ka ndodhur në Evropë dhe në Lindje të Mesme”, tha ai, duke iu referuar Ajatollah Ali Khameneit.

Në përgjigje, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit, Bahram Qasemi, tha se “akush në botë dhe në skenën ndërkombëtare nuk do ta respektojë princin saudit për shkak të papjekurisë dhe sjelljes së dobët”.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit