9 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

43% e llojeve të kancerit mund të parandalohen duke i ndryshuar këto shprehi

Më të lexuarat

Çelësi për parandalimin e kancerit veçse mund të jetë në duart tuaja: sipas hulumtimeve të reja, faktorët që e shkaktojnë kancerin mund të jenë nën kontrollin tuaj, sepse bëhet fjalë për pirjen e duhanit, ngrënien e mishit të kuq dhe mishrave të procesuar, për mungesën e aktivitetit fizik – e që të gjitha këto kontribuojnë në shkaktimin e llojeve të ndryshme të kancerit.

Në këtë studim, përmes eksperimenteve të ndryshme, shkencëtarët kanë treguar se rreth 26 lloje të ndryshme të kancerit shkaktohen nga veprimet tona.

Faktorët e rrezikut përfshijnë: pirjen e duhanit; qëndrimin në vende ku pihet duhani; pesha e tepërt; konsumimi i alkoolit; konsumimi i mishit të kuq dhe mishrave të proceduar; konsumimi i vogël i pemëve dhe perimeve, fibrave dhe kalciumit; mungesa e aktivitetit fizik; dhe ekspozimi ndaj rrezeve ultravjollcë.

Ata gjithashtu kanë përfshirë edhe gjashtë lloje të infeksioneve që ndërlidhen me kancerin, duke përfshirë virusin ‘human papillomavirus’ (HPV) dhe HIV-in.

Vlen të ceket se konsumimi i duhanit është vlerësuar si më i rrezikshmi, i cili i atribuohet 24 për qind të të gjitha rasteve të kanceri.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit