1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Ankandi i Pejgamberit salallahu alejhi ue selem

Më të lexuarat

Njehere nje person i varfer shkoi tek Profeti a.s dhe i lypi dicka, profeti a,s iu drejtua dhe i tha: A ke ne shtepine tende dicka? Bedeviu (nomadi) tha: Po kam nje ene, hame me te, pime dhe e perdorim per pastrim; kemi dhe nje shtroje ku ulemi tek ajo dhe nuk kemi asgje pervec kesaj.

Profeti a.s i tha: mi sill mua ato. Beduini erdhi me ato tek profeti a.s. Profeti a.s i mori ato ne duart e tij dhe i tha shokeve te tij: Kush i blen keto? Nje burre tha: I blej une per nje dirhem. Profeti a.s tha kush shton mbi nje dirhemi? U çua nje burre tjeter dhe tha: Une i blej per dy dirhem, dhe i pagoi ato profetit a.s i cili i dorezoi tek bedeviu te cilit i tha: Bli me njeren prej tyre ushqim dhe coja njerezve te tu, dhe me dirhemin tjeter bli nje sopate dhe pastaj hajde tek mua. Shkoi bleu sopaten dhe erdhi tek Profeti a.s dhe i vuri sëpatës një bisht druri me duart e tij. Profeti a.s e porositi bedeviun duke i thënë: shko dhe pre dru dhe shiti ato dhe mos te shikoj per pesembedhjet dite. Kur mbaroi kjo periudhe kohore, bedeviu u kthye tek profeti a.s dhe kishte blere veshje e ushqim. Profeti a,s i tha: A nuk eshte me e mire kjo per ty se sa ti kerkosh ose lypesh njerzve, te cilet mund te japin ose jo..?

 

(Nuk e dimë nëse ky hadith është i saktë, por e morrëm nga faqja Profetislam.com)

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit