-0.5 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Çifutët izraelitë luftonin në luftën e Kosovës në krahë të serbëve kundër shqiptarëve

Më të lexuarat

Në materiale të ndryshme për luftën në Kosovë, faktohet se në mbështetje të serbëve kanë shkuar vullnetarë edhe nga vendet tjera, ku në radhë të parë përmenden vullnetarë nga Rusia dhe Greqia, madje shumë. Por ajo që tërheq vëmendjen e të bën përshtypje të veçantë është pjesëmarrja e vullnetarëve hebrenj, shumica e të cilëve ish ushtarakë të Ushtrisë Sovjetike, që kishin marrë pjesë në luftën e Afganistanit, apo në Çeçeni, por tashmë të gjithë pothuajse ishin shtetas të Izraelit dhe që janë nisur nga Izraeli (siç shkruan Valecki ne librin e tij, apo siç shkruajnë në kujtime apo kanë folur disa prej këtyre vullnetarëve).

Kështu intervistën që i ka dhënë gazetës izraelite “Ediot Ahronat”, një vullnetar me emrin Valeri, shtetas izraelit, ndërmjet tjerave thotë: “Në Kosovë kemi shkuar me ndihmën e Bashkimit të Veteranëve të Luftës në Afganistan. Ne ishim një grup prej 40 hebrenjsh, një grup luftëtarësh me përvojë, ku shumica ishim artiljerë. Serbët kishin nevojë për artiljerë. Unë kam luftuar në Kosovë një muaj. Serbët na kanë pajisur me armatime, veshmbathje, na kanë dhënë para etj. Nganjëherë kemi luftuar si njësi e posaçme hebrenjsh, nganjëherë në përbërje të njësive serbe…”.

Ndërsa London Times boton në atë kohë rrëfimin mbi pjesëmarrjen e hebrenjvë në luftën e Kosovës.
Ekzistenca e luftëtarëve Izraelit është reale, ata nuk pranojnë ta quajnë veten mercenarë, këtë e dëshmon Ron Ben Yishai, një korrospondent ushtarak i Izraelit për luftën në Kosovë i cili u plagos nga një snajper i UÇK-s, ky korrospondent raportonte nga “provinca” për Tel Avivin (Yediot Aharonot).
Ben Yishai citon një nga vullnetarët Izraelit i cili njihej me emërtimin Valeri, që tashmë u kthye në shtëpi pas luftimeve në Kosovë, ai thotë: “Ne vendosëm të luftojmë përkrah serbëve si shenjë mirënjohje për asistencën që serbët iu dhanë çifutëve të Jugosllavisë gjatë persekutimit Nacist të luftës së Dytë Botërore.
Luftëtari izraelit gjithashtu pohon arsyen tjetër se me luftën kundër Kosovës, ne jemi identifikuar me Krishterët Sllavë në luftën kundër muslimanëve të cilët tentojnë ta marrin Evropën.

AFP: Dhjetëra izraelitë po luftojnë në krahë të serbëve në Kosovë.
Më tepër se 40 izraelitë po luftojnë në krahë të forcave serbe kundër shqiptarëve etnik të Kosovës.
Njësitë luftarake izraelitë po luftojnë brenda njësive Ruse dhe Serbe dhe ndonjëherë edhe të ndara.

Në kohën e luftës në Kosovë qeveria izraelit ishte haptas në krahun e serbëve, ajo mbronte regjimin e Millosheviqit dhe në kampanjën e saj, qeveria shprehej se jemi kundër krijimit të një shtetit tjetër musliman në Evropë (kryeministri Ariel Sharon)./Jerusalem Post & London Times/ AFP/kohaislame.com

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit