-1.3 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Zv/kryeministri turk: ja pse Ataturku dhe Erdogani u bënë tabelë qitjeje në manovrat e NATO-s

Më të lexuarat

Ndaj incidentit të ndodhur gjatë manovrave të NATO-s në Norvegji, ku fotot e Ataturkut dhe Erdoganit u shndërruan në tabelë qitjeje, ka reaguuar dhe zv/kryeminisitri turk, Bekir Bozdag.

Veç shprehjen se dënimit për këtë akt duke e quajtur “të ligë dhe skandaloz”, ai ka bërë dhe një analizë të thjeshtë për atë se çfarë fshihet pas tij.

“Edhe pse kanë kaluar rreth 100 vjet, shohim sot se po zhvillohet një bashkëpunim ndërkombëtar kundër presidentit Erdogan. Për fat të keq, ky bashkëpunim dha aq shumë guxim, sa një ushtar gjatë stërvitjes ushtarake si objektiv vendosi themeluesin dhe liderin aktual të vendit i cili është anëtar i NATO-s. Ashtu si në të kaluarën, fuqitë botërore nuk arritën të mposhtnin dhe shkatërronin Ataturkun, nuk do të kenë sukses të fitojnë dhe shkatërrojnë as presidentin Erdogan. Njerëzit tanë do të mbrojnë dhe mbështesin presidentin tonë më shumë se kurrë”, tha nr. 2 i qeverisë turke.

Erdogan urdhëroi tërheqjen e 40 ushtarëve turq nga manovrat, ndërsa kreu i NATO-s, Soltemberg, kërkoi falje për incidentin. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit