10.5 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Stamboll: Konferencë ndërkombëtare mbi përmasat e islamofobisë

Më të lexuarat

Qyteti i Stambolli organizon një konferencë ndërkombëtare me temë:”Islamofobia dhe dimensionet e saj në lidhje me të drejtat e njeriut dhe mediat”, nën kujdesin e administratës së përgjithshme të medias dhe gazetarisë turke.

Konferenca filloi me datë 12 dhe përfundon me datë 13.
Islamofobia është një term i cili përmban ndjenja fanatizmi dhe urrejtjeje të pabazë karshi islamit dhe myslimanëve, një ndër fenomenet më të rrezikshme të përhapura kohët e fundit. Ajo është një fenomen i cili kërcënon jo vetëm 1.6 miliardë myslimanë anembanë botës, por ajo që është më e rrezikshme është se shuan frymën e tolerancës e cila është themeli i bashkëjetesës mes feve dhe besimeve të ndryshme.
Myslimanët anembanë botës kërkojnë dënimin e islamofobisë, e cila bie ndesh me të drejtat e njeriut.
Një çështje tjetër e rëndësishme është mënyra si i qaset myslimanëve dhe besimit të tyre, një problem ky i cili ka kontribuar fuqishëm në përhapjen e këtij fenomeni. /ardhmeriaonline/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit