Në Kinën kontinentale numri i miliarderëve ka kaluar shifrën 300, për herë të parë në këtë shtet.
Instituti Hurun e ka publikuar listën për këtë vit, në të cilën ndër të tjera thuhet se në tërësi janë 315 miliarderë në këtë shtet që në krahasim me vitin e kaluar është një rritje prej 64 personave që tashmë janë bërë miliarderë.
Mesatarja e pasurisë së këtyre miliarderëve është 1.04 miliardë dollarë, që është më shumë se dyfishi i mesatares që ishte në kohën e krizës financiare globale para pesë vjetësh, raporton Rel.
Megjithatë, Oliver Rui, profesor i financave në Shkollën e Biznesit Ndërkombëtar të Evropës e Kinës në Pekin, thotë se qeveria tregon tendenca që të “kontrollojë” më shumë personat që janë në këtë listë.
Tre nga 10 personat më të pasur të vitit të kaluar në Chengdu, kryeqytetin e Sichuan tashmë janë arrestuar me akuza për korrupcion.kohaislame