-1.3 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Egjipt: Regjimi puçist i ndalon aktivitetin 55 mijë hoxhallarëve

Më të lexuarat

Regjimi puçist egjiptian do t’iu ndalojnë punën 55 mijë hoxhallarëve, ka njoftuar ministri për fe në këtë shtet, të martën.

Pas ndalimit të aktivitetit të të gjithë gazetarëve dhe detyrimin për riaplikim për licensim, të njejtën formë e vepruan edhe me imamët e xhamive, ku numri i atyre të cilët nuk do të licensohen për të zhvilluar aktivitetin e hoxhës arrin në 55 000.

Kjo masë është lëvizje kundër përkrahësve të çështjes islame, diçka që ka nisur që prej se ushtria e hoqi nga pushteti, presidenti islamik, Muhammed Morsi, raporton Reuters.

Ministri, Mokhtar Gomaa ka thënë se këta klerikë të cilët nuk do të licensohen konsiderohen “fundamentalist” dhe janë kërcënim për sigurinë e Egjiptit. Hoxhallarët që nuk do të marrin licensën nga shteti, do të dëbohen me forcë prej xhamive. 

Xhamitë të cilat mbeten pa hoxhallarë si pasojë e këtij veprimi, mund të aplikojnë për imam dhe departamenti për fe u dërgon atyre një të tillë.

Është për tu quditur mos reagimi ndërkombëtar në të gjitha shkeljet që bëhen në shtetin e Egjiptit, SHBA pati reaguar shumë ashpër kur 3 OJQ-ve pro-amerikane iu kufizua aktiviteti për arsye se mendohej që kontribuonin në prishjen e sigursë së shtetit të Egjiptit ndërsa tash kur bllokohen mediat, ndalohen filmimet, ndërmirren burgosje masive, ndalohet liria e protestës, fjalës së lirë, mediave madje kufizohet edhe manifestimi publik i fesë, gjithëçka heshtet.

Ndoshta kjo qasje e komunitetit ndërkombëtar ndaj mizorive që bëhen mbi popujt islam, do të nxit atë që askush nuk e mendon, kthimin e zgjidhjes së problemeve vetëm në bazë të parimeve islame./kohaislame.com

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit