-4.3 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Akuzat ndaj ish-ndihmësit të Shtëpisë së Bardhë: Turqia hedh poshtë skenarin e rrëmbimit të Gulenit

Më të lexuarat

Raportimet se ish-ndihmësi i Shtëpisë së Bardhë, Michael Flynn ishte pjesë e një komploti për të detyruar largimin e klerikut Fethullah Gulen drejt Turqisë, në këmbim të miliona dollarëve, janë “qesharake”. Kështu ka deklaruar Ankaraja, përmes ambasadës turke në ushington, duke shtuar se këto dyshime janë “së tepërmi fallco, qesharake dhe të pabaza”.

Ish-drejtori i CIA-s, James Woolsey së fundmi pohoi planin për të përfituar 15 milionë dollarësh për ta larguar klerikun Fethullah Gulen, marsin e këtij viti. Turqia e akuzon Gulenin se qëndron pas grushtit të dështuar të shtetit të korrikut 2016.

Me anë të një deklarate, ambasada thotë: “Populli turk pret ekstradimin e menjëhershëm të Fethullah Gulen nga Shtetet e Bashkuara në mënyrë që ai të dalë përpara Gjykatës”.

Njoftimi shton se: “Të gjitha dyshimet që Turqia do t’u drejtohej mjeteve të tilla të ndryshme ndaj ato të sundimit të ligjit për ekstradimin e tij janë tepër fallco, qesharake dhe të pabaza”.

Avokati i Flynn, Robert Kelner nga ana e tij tha se pretendime të tilla janë “indinjuese”.

Sipas “The Ëall Street Journal”, Flynn – i cili u dorëhoq nga detyra pasi keqinformoi Shtëpinë e Bardhë për një takim me të dërguarin rus përpara se Donald Trump të merrte detyrën – ka diskutuar mundësinë e transportimit të Gulen në një avion privat drejt ishullit-burg të Turqisë, Imrali. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit