2.8 C
Pristina
Thursday, November 14, 2024

(Video) Komponentet kimike për armët kimike, ushtria e Asadit i ka blerë nga Britania

Më të lexuarat

Është gazeta britanike ‘The Mail on Sunday’ e cila njofton se dy kompani britanike i kanë shitur Sirisë përpara gjashtë vjetësh komponentët kimikë për prodhimin e gazit nervor Sarin, që mendohet se është përdorur për vrasjen e 1400 vetëve, përfshi shumë fëmijë në Siri muajin e kaluar. Fjala është për fluorin e natriumit, që sipas ekspertëve i është shitur kompanive kozmetike siriane për qëllime legjitime, por që mendohet se janë përdorur nga regjimi sirian për prodhimin e armëve kimike. Qeveria britanike e pranoi të shtunën në mbrëmje faktin se këto komponente janë shitur. Në periudhën nga korriku i 2004 deri në maj të 2010, qeveria britanike ka lëshuar pesë licenca eksportimi për dy kompani duke i lejuar ato t’i shisnin Sirisë këtë komponent kimik që përdoret për prodhimin e gazit nervor Sarin, por edhe për prodhimin e pastës së dhëmbëve. Shitjet janë bërë në një kohë kur presidenti Asad dyshohej fuqishëm se po krijonte stoqe armësh kimike. Shkencëtarët britanikë në laboratorin e kërkimeve shkencore në Porton Doën kanë provuar se gazi nervor Sarin është përdorur gjatë sulmit kimik në datën 21 gusht, pasi kanë marrë kampionë nga rroba të gjetura në vendin e sulmit. Britania, pas vendimit të parlamentit, nuk do të angazhohet në ndonjë veprim ushtarak eventual kundër regjimit sirian, ndërkohë që sondazhi më i fundit i opinionit publik tregon se shumica e britanikëve janë kundër përfshirjes britanike në veprime ushtarake kundër Sirisë. /tch/kohaislame  

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit