0.3 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

SHBA, sulmuesi rrah gruan muslimane dhe përpiqet t’ia heqë shaminë

Më të lexuarat

Një grua muslimane është sulmuar fizikisht nga një i panjohur, i cili u përpoq t’ia largonte shaminë. Ajo u sulmua fizikisht pasi i rezistoi agresorit.

Viktima anonime u trajtua në spital pas sulmit, i cili ndodhi pas namazit të sabahit. Incidenti u shënua në Milwaukee, Wisconsin, SHBA.

Megjithëse policia po heton rastin, asnjë arrestim nuk është bërë deri tani. Gruaja e cila po shërohet nga plagët e marra thotë se kujtonte se do të vdesë. Sulmuesi iku nga skena e krimit, që ngjau pranë Shoqërisë Islame të Milwaukee.

Sipas vlerësimeve të drejtuesve fetarë, rreth 15,000 myslimanë frekuentojnë xhamitë në gjithë qarkun e Milwaukee.

Numri i grupeve të urrejtjes që shënjestrojnë muslimanët në SHBA pothuajse u trefishua përgjatë vitit 2016 dhe shifrat nga qytetet kryesore tregojnë se krimi islamofobik i urrejtjes është në rritje që nga ardhja në pushtet e Donald Trump.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit