-4.6 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Vuani nga kolesteroli i lartë? Ja 7 ushqimet që duhet të evitoni

Më të lexuarat

Megjithëse kolesteroli brenda kufijve të caktuar është i nevojshëm për metabolizmin, kur ato tejkalohen mund të sjellin faktorët e stresit për sa i përket patologjive si infarkti, iktusi cerebral dhe arterioskleroza…

Megjithëse kolesteroli brenda kufijve të caktuar është i nevojshëm për metabolizmin, kur ato tejkalohen mund të sjellin faktorët e stresit për sa i përket patologjive si infarkti, iktusi cerebral dhe arterioskleroza.

Nëse nivelet e kolesterolit janë më të larta se pragu i pranueshëm, filloni të mendoni rreth rishikimit të dietës tuaj dhe të zbuloni se cilat ushqime duhet të shmangni ose të paktën të zvogëloni.

Vezët

Vezët dhe produktet që e përmbajnë atë, përfshirë edhe makaronat me vezë, duhen evituar, por mund t’i konsumoni jo më shumë 1-2 herë në javë.

Mishi i kuq dhe i përpunuar

Nëse nuk doni të hiqni dorë nga mishi, mund të zgjidhni mishin e bardhë. Për sa i përket mishit të përpunuar, zgjidhni ato që janë me më pak yndyrë, si proshuta.

Pijet alkolike

Marrja e kolesterolit përmes pijeve alkolike rezulton e rrezikshme për shëndetin, në disa aspekte.

Kafeja

Raporti mes kafesë dhe kolesterolit rezulton shpesh nga cilësia e produktit. Në rast të konusmimit, zgjidhni kafe të një cilësie të lartë dhe më pak të pasur me kafeinë duke u kufizuar deri në 3 filxhanë në ditë.

Qumështi

Qumështi, ashtu si dhe kosi jo i skremuar, janë një burim i rëndësishëm i kolesterolit. Më mirë të zgjidhni variantet me më pak yndyrna, si ai i skremuar. Alternativa të shkëlqyera janë qumështi i orizit, i bajameve ose i sojës.

Gjalpi dhe djathi

Këto dy produkte përmbajnë nivele të larta kolesteroli. Pra, djathi dhe gjalpi janë në listën e zezë. I konsumoni duke zgjedhur djathin me bazë qumështin e skremuar, ndërsa në rastin e gjalpit evitojeni plotësisht.

Të brendshmet e kafshëve

Mëlçia, truri, veshkat dhe mushkëritë janë të gjitha pjesë të kafshëve të pasura me kolesterol, të cilat duhen evituar.

Gatimi

Është me shumë rëndësi të bëni kujdes edhe në gatimin e ushqimeve; ndërsa është mirë të evitoni të skuqurat me shumë vaj. Avulli, zierja ose furra ju lejojnë të realizoni pjata vërtet të shijshme e të lehta, sidomos nëse gatuhen me një lugë vaj ulliri ekstra të virgjër.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit