3 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Masakër në Meksikë, 49 trupa skaj një rruge

Më të lexuarat

Mbetjet e trupave të të paktën 40 personave janë zbuluar të dielën brenda disa thasëve plastikë, të shpërndarë përgjatë rrugës Cadereyta -Reynosa, në shtetin e Nuevo Leon, në hyrje të zonës industriale të Monterreyt.

Kjo zonë gjendet 180 kilometra larg kufirit me Shtetet e Bashkuara.
“Numri i trupave të gjetur ngjitet në 49, mes të cilëve 43 meshkuj dhe 6 femra”, deklaroi për mediat një zëdhënës i prokurorit të shtetit Nuevo Leon, kryeqytet i të cilit është Monterrey.
Autoritetet thanë se pranë kufomave është gjetur një shënim, i cili nuk është zbuluar për mediat, por që ishte mesazh nga trafikantët e drogës.
Sipas mediave lokale zbulimi i trupave lidhet me një kapitull të ri të përgjakshëm lufte mes organizatave rivale të drogës.
Mediat thonë se viktimat mund të jenë shkaktuar gjatë një konflikti mes organizatës së Zetas dhe kartelit të Sinaloas./BS/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit