Ndihmës sekretari i Departamentit Amerikan të Shtetit për Çështjet e Popullsisë, Refugjatëve dhe Emigracionit, Simon Henshaw, u takua me liderët e Arakanit në Mianmar
WASHINGTON (AA) – Ndihmës sekretari i Departamentit Amerikan të Shtetit për Çështjet e Popullsisë, Refugjatëve dhe Emigracionit, Simon Henshaw, u takua me liderët e Arakanit në Mianmar, raporton Anadolu Agency (AA).
Zëdhënësja e Departamentit Amerikan të Shtetit, Heather Nauert, në konferencën e përditshme për media foli për vizitën e delegacionit të këtij departamenti në Mianmar dhe në Bangladesh. Ajo tha se ndihmës sekretari Henshaw ka zhvilluar takime lidhur me muslimanët e Arakanit në Mianmar dhe Bangladesh, duke thënë se “delegacioni ka përfunduar takimet e para në Mianmar”.
Spastrimi etnik në Arakan, 77 për qind të ikur nga vitet e 70-ta
Në kuadër të kontakteve të para, Nauert njoftoi se delegacioni është takuar me liderët e Arakanit.
Zëdhënësja Nauert nuk dha informacione lidhur me atë nëse delegacioni do të takohet apo jo me autoritetet ushtarake të Mianmarit.
“Do ta rrisim presionin në takimet që do t’i zhvillojmë në Mianmar”, tha Nauert.