0 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Avramopulos: BE ka nevojë për Turqinë dhe Turqia ka nevojë për BE-në

Më të lexuarat

Komisioneri evropian i ngarkuar me Çështjet e Brendshme, Dhimitris Avramopulos këmbënguli për respektimin e marrëveshjes BE-Turqi që çoi në një ulje drastike të hyrjeve nëpërmjet Greqisë, në një intervistë për gazetën bullgare ”Standart”.

Komisioneri evropian i ngarkuar me Çështjet e Brendshme, Dhimitris Avramopulos këmbënguli për respektimin e marrëveshjes BE-Turqi që çoi në një ulje drastike të hyrjeve nëpërmjet Greqisë, në një intervistë për gazetën bullgare ”Standart”.

“Marrëveshja me Turqinë funksionon dhe vazhdon të funksionojë që prej hyrjes në fuqi, ndërkohë që hyrjet nga pjesa lindore e Mesdheut kanë rënë në mënyrë drastike”, deklaroi ai.

“BE ka nevojë për Turqinë dhe Turqia ka nevojë për BE-në nëse ne dëshirojmë ta zgjidhim bashkë këtë sfidë”, nënvizoi Avramopulos që do të marrë pjesë në Sofje në një takim të ministrave të Brendshëm të BE-së dhe Ballkanit.

Fluksi në brigjet greke është ngadalësuar që prej pranverës 2016, gjë që nuk ka ndodhur në brigjet italiane, ku 65 000 të mbërritur janë regjistruar nga janari në qershor.

Bullgaria, që ndodhet në kufirin tokësor të BE-së me Turqinë, ka regjistruar rënie të hyrjeve të emigrantëve, 5 900 hyrje që prej fillimit të vitit nga 40 000 në vitin 2016 dhe 98 000 në 2014.

Globalisht, sipas komisionerit evropian, 146 000 emigrantë kanë hyrë në Evropë nëpërmjet detit gjatë tre muajve të fundit, dy herë më pak se periudha korrik-shtator 2016.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit