4.4 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Termokos, lider i mossuksesit

Më të lexuarat

Ndërmarrjet publike, si Korporata Energjetike e Kosovës (KEK), Ngrohtorja e qytetit Termokos, Kompania Regjionale e mbeturinave “Pastrimi” dhe Ujësjellësi regjional “Prishtina”, nuk ofrojnë shërbimet e duhura.

Këto të dhëna dolën gjatë prezantimit të Hulumtimit rreth cilësisë së shërbimeve publike në Prishtinë, hulumtim ky i bërë nga Qendra për Hulumtime strategjike dhe sociale (STRAS), “Konsumatori si përfitues i shërbimeve publike”.

Sipas STRAS, Termokos del të jetë lider i mossuksesit në shërbimet të cilat kjo ndërmarrje i ofron për qytetarët e Prishtinës.

Ndërmarrjet publike të hulumtuara në këtë projekt, sipas vlerësimit të anketuarve, nuk ofrojnë shërbimet e duhura për të cilat edhe janë themeluar dhe për të cilat janë përgjegjëse. Pagesa për shërbimet e ofruara konsiderohet të jetë e lartë dhe kjo ndikon në nivelin e arkëtimit të ndërmarrjeve.

Nga ky hulumtim del po ashtu se pa marrë parasysh çmimet, konsumatori është i gatshëm të paguaj me rregull, nëse i ofrohen shërbime cilësore. /kohaislame/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit