Tregohet se një perandor kinez kishte vendosur një gur të madh (shkëmb) në rrugën kryesore, ajo njerëzve ua bllokoi rrugën plotësisht. Aty vendosi një roje që të vëzhgojë sjelljet e njerëzve e më pas pastaj ta njoftojë atë (perandorin).
Kaloi personi i parë dhe ishte një tregtar i madh në vend, shikoi gurin dhe u nevrikos duke kritikuar atë që kishte hedhur atë, pa e ditur se ai ishte perandori. U soll tregtari prapa gurit duke bërtitur: “Do të shkoj të ankohem për këtë çështje dhe do ta dënojmë atë që e ka vendosur këtë”.
Kaloi personi i dytë dhe ishte një ndërtues godinash. Edhe ai veproi njëjtë, sikurse tregtari, por zëri i tij ishte më i ulët, sepse ai ishte me më pak peshë në vend sesa i pari.
Pastaj kaluan tre shokë nga të rinjtë që ende nuk e kishin gjetur veten dhe po kërkonin personalitetin në jetë, qëndruan në një anë të gurit dhe filluan të talleshin me vendin e tyre dhe atë që e kishte vendosur gurin e cilësonin si injorant, budalla dhe kaotik. Pastaj u larguan drejt shtëpive të tyre.
Pasi kaluan dy ditë, në atë rrugë kaloi një bujk i varfër, nuk foli asgjë, i përvoli mëngët e tij dhe u përpoq ta largonte. Kërkoi ndihmë nga kalimtarët që vinin dhe ata e ndihmuan, e kështu e larguan gurin nga rruga.
Kur bujku largoi gurin, në rrugë (prapa shkëmbit) gjeti një qyp me florinj dhe një letër në të cilën thuhej: “Nga Perandori, për atë që e largon gurin. Kjo dhuratë është për ty sepse ti je njeri pozitiv. U angazhove në zgjidhjen e problemit në vend që të fillosh të ankohesh.”
Çdonjëri prej nesh le të shikojë se me çfarë problemesh ballafaqohet dhe a mund t’i zgjidhim ato me lehtësi para se të fillojmë të mendojmë për ankesa.
Përktheu: Valdet Kamberi/klubikulturor/kohaislame