Incizimet e bëra nga një gazetar i pavarur i ITV News vë në pah masakrën e fundit ndaj civilëve në Siri, ku janë vranë mbi 1300 njerëz. Dëshmitë treguan për një krater që shpërtheu, prej nga ku vinte erë mbytëse. Të nesërmen, shumica e banorëve të zonës ishin të vdekur. “Të nesërmen në mëngjes kemi parë të se gjithë të banorët kishin vdekur në shtëpitë e tyre. Sapo hapnim dyert, shihnim njerëzit me shkumë në gojë, me sy e veshë të përgjakur, rrëfen një dëshmitar i rastit. Ekspertët kanë thënë se kjo video paraqet fakte të reja, dhe mund të tregojë për përdorimin e një agjenti nervor siç është gazi sarin. “Duke shikuar videon, mund të vërehet se disa prej viktimave janë duke vdekur nga ngufatja dhe nuk kanë ndonjë plagë të jashtme. Kështu që kjo është në përputhje me përdorimin e një agjenti kimik,” tha Dina Esfandiary, nga Instituti Ndërkombëtar për Studime Strategjike . Ajo shtoi se ishte e vështirë të thuhet se çfarë ndodhi në të vërtetë, pasi tani ka mungesë të mostrave. /mszh/kohaislame