4.4 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Armë me bollëk

Më të lexuarat

Ndër shkaktarët e prishjes së qetësisë dhe rrezikimit të sigurisë publike, me vrasje të shpeshta në vend, llogaritet të jenë edhe armët pa leje në duart e qytetareve.

Statistikat e Policisë së Kosovë flasin për një numër të konsiderueshme të konfiskimit të tyre, ku vetëm nga janari i vitit 2011 e deri më tani janë konfiskuar rreth 1 mijë 851 armë të llojeve të ndryshëm. Ndërkaq, zyrtarë të Ministrisë së Punëve të Brendshme theksojnë se kanë hartuar strategjinë për vënien nën kontroll të armëmbajtjeve pa leje.

Baki Kelani, zyrtar në Policinë e Kosovës, thotë për Kosovapress se policia ka plan të veçantë policor për parandalimin e të shtënave me armë zjarri dhe konfiskimin e armëve ilegale. Sipas tij, ka raste kur Policia e Kosovës ka ndaluar persona të cilët kanë tentuar të kontrabandojnë dhe të fusin armë në territorin e Kosovës. Ai shton se këto raste janë më të vogla krahasuar me rastet të cilat kanë ndodhur brenda territorit të Kosovës.

Driton Gashi, drejtor i Departamentit për Siguri Publike pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme, thotë se ata tashmë kanë përpiluar programin strategjik për vënien nën kontroll të armëmbajtjeve pa leje. Sipas tij, arsyeja kryesore për hartimin e këtyre politikave strategjike ka ardhur si nevojë e domosdoshme që në duart e qytetarëve të ketë sa më pak armë pa leje.

“Ka një ligj për armët që është caktuar, i cili rregullon disa fusha brenda kësaj kategorie, pastaj kemi plane strategjike për armë dhe municion për institucionet e sigurisë. Synim kryesor i krejt kësaj pakete strategjike është që të futet nën kontroll edhe qarkullimi, posedimi, përdorimi i armëve pa leje. Çështja e dytë është që nëpërmjet këtyre politikave të rritet besimi qoftë te qytetarët të Kosovës, por edhe të organizatave ndërkombëtare te shtetet të cilat monitorojnë qarkullimin e armëve”, ka thënë Gashi.

Sipas disa hulumtimeve, thuhet se posedimi i armëve është i përhapur më shumë në zonat rurale e ato kufitare dhe se shumë njerëz e konsiderojnë këtë si legjitime, duke pasur parasysh nivelin e perceptimit të pasigurisë në ato lokalitete.

Përndryshe, Kuvendi i Kosovës në vitin 2010 kishte miratuar Ligjin për armët e vogla dhe udhëzimet administrative përcjellëse, të cilat saktësojnë çdo veprim dhe procedurë gjë që krijon hapësire për zbatim efikas të tij./kohaislame/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit