Kryeministri i Turqisë, i është kundërpërgjigjur kryeministrit të Danimarkës, i cili dje deklaroi se “Turqia po shkrihet nën regjimin e Erdoganit”
ELAZIG (AA) – Kryeministri i Republikës së Turqisë, Binali Yildirim, i është kundërpërgjigjur kryeministrit të Danimarkës, Lars Lokke Rasmussen, i cili dje deklaroi se “Turqia po shkrihet nën regjimin e Erdoganit”. Yilridim porositi se regjimi turk për të cilin flet Rasmussen quhet demokraci, raporton Anadolu Agency (AA).
Yildirim ka folur në qytetin Elazig të Turqisë, në ceremoninë e hapjes së vitit akademik të Universitetit Eufrat, ku me këtë rast u përqendrua në zhvillimet aktuale. Yildirim iu kundërpërgjigj deklaratave të djeshme te kryeministrit danez Lars Lokke Rasmussen.
“Jemi dëshmitarë që sot njëra pas tjetrës vijnë deklaratat kundër Turqisë. Dje nga Bashkimi Evropian (BE), kryeministri danez foli shumë marrëzi. ‘Turqia po shkrihet nën regjimin e Erdoganit, si të hyjë në BE’? Kush je ti? Vallë t’i je në gjendje për t’i thënë diçka Turqisë dhe presidentit të Turqisë? Regjimi turk është demokracia, republika. Turqia, me forcën që e merr nga e kaluara, me hapa të sigurtë vazhdon drejt të ardhmes. Në këtë kuptim, askush nuk ka të drejtë të kritikojë Turqinë?”, porositi Yildirim.
Ai po ashtu shtoi se askush nuk ka të drejtë të rishqyrtojë Turqinë nëse ajo është “nga Evropa” ose “nga Azia”, duke thënë se“Turqia është në qendër të Evropës, por edhe në qendër të Azisë, me pozitën e saj gjeografike, dhe përmes kulturës së saj, ndërsa kështu do të mbetet edhe në të ardhmen. Ajo që i mundon dhe atë që e dëshirojnë është sa më gjatë të mbajnë Turqinë jashtë. Për ata është shqetësuese fakti se presidenti jonë ka qëndrim të drejtë, se Turqia vetë merr vendime, dhe në mënyrë shumë stabile vazhdon me zhvillimin.”
Duke u përqendruar edhe në zhvillimet e fundit në Irak, Yildirim porositi se edhe Mosuli edhe Kirkuku duhet të mbesin në pozitën e vet.
“Le të mbesin Mosuli dhe Kirkuku aty ku janë. Le të jetojë secili aty bukur. Ne vazhdojmë me përpjekjet që të shkatërrojmë organizatën terroriste PKK e cila cenon paqen atje, e cila në të zezë ka mbuluar jetën e njerëzve të pafajshëm që jetojnë atje. Me vendosmëri do të vazhdojmë luftën tonë kundër terroristëve që cenojnë vëllazërinë dhe unitetin tonë”, tha kryeministri i Turqisë, Yildirim.