Është arrestuar mëngjesin e sotëm nga forca të sigurisë së Egjiptit në kryeqytetin Kajro, lideri i lartë i Vëllazërisë Myslimane, Muhammad Badie. 70 vjeçari Badie në muajin korrik ishte akuzuar për nxitje të dhunës, së bashku me udhëheqës të tjerë të Vëllazërisë Myslimane.
Arrestimi i tij po ndodh në valën e goditjes së përgjithshme kundër lëvizjes Vëllazëria Myslimane, e presidentit të zgjedhur, Muhammad Morsi.
Ushtria e ka përmbysur Morsin më 3 korrik. Prokurori publik i dalë nga puçi dje ka paraqitur akuza të trilluara kundër Morsit për nxitje të dhunës.
Dje, sekretari i përgjithshëm i OKB-, Ban Ki-moon, ka kërkuar lirimin e Morsit, ndërsa Shtetet e Bashkuara kanë kërkuar që të mos ndalohet aktiviteti vëllazërisë Myslimane.
Shoqëria Vëllazëria Myslimane, duke reaguar ndaj arrestimit të liderit të saj, ka vënë në dukje se nuk do të heqë dorë nga përpjekja për rikthimin e të drejtave të popullit egjiptian.
Mehr Ahmed Aref, zëdhënësi i kësaj shoqërie sot reagoi ndaj arrestimit të Muhamed Badi dhe tha se Muhamed Badi është vetëm një anëtar i shoqërisë Vëllazëria Myslimane e cila do të vazhdojë rezistencën e saj për të rikthyer legjitimitetin dhe për t’i dhënë fund grusht shtetit në Egjipt. ai ndër të tjera vuri në dukje se shoqëria Vëllazëria Myslimane mbështetet në zemrat e popullit i cili ashtu si në të kaluarën do të vazhdojë të kërkojë të drejtat e tij legjitime.
Vëllazëria emëroi Mahmud Ezzatin si lider të ri të lëvizjes. Ezzat në moshë 69 vjeqare është në kryesinë e lëvizjes që nga vitet e 60 ta. Kryetari i Partisë për Liri dhe Drejtësi, nënkryetari i Vëllazërisë dhe ish kryetari i Vëllazërisë të gjithë po përballen me akuza për nxitje të protestave dhe 6 anëtarët më të fuqishëm të kryesisë së Vëllazërisë Muslimane ndodhen të arrestuar.