5.8 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

“Të mundësohet kthimi i sigurtë i muslimanëve të Arakanit”

Më të lexuarat

KOMBET E BASHKUARA (AA) – Ish-Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara (OKB) dhe kryetari i Komisionit të Solidaritetit Rakhine, Kofi Annan i bëri thirrje Këshillit të Sigurimit së OKB-së që t’i bëjë presion qeverisë së Mianmarit për krijimin e kushteve të cilat do të mundësojnë kthimin në mënyrë të sigurtë dhe të ndershëm të muslimanëve të Arakanit në fshatrat e tyre, raporton Anadolu Agency (AA).

Pas takimit të mbyllur në KS-OKB lidhur me zhvillimet në Arakan, Annan në një deklaratë për media tha se i ka njoftuar shtetet anëtare të KS-OKB-së për raportin e Komisionit të Solidaritetit Rakhine.

Ai potencoi nevojën prioritare të dhënies fund të dhunës në Arakan, arritjes së ndihmave humanitare në vend dhe mundësimin e kthimit të muslimanëve të Arakanit në fshatrat e tyre.

“Nuk do të jetë i lehtë kthimi i muslimanëve të Arakanit të cilët janë strehuar në Bangladesh, përderisa ata nuk e ndjejnë veten të sigurtë. Qytetarët e Arakanit nuk duhet të kthehen në kampe, por në fshatrat e tyre. Nga KS-OKB duhet të merret një vendim për t’i bërë presion qeverisë së Mianmarit për krijimin e kushteve të cilat do të mundësojnë kthimin në mënyrë të sigurtë dhe të ndershëm të muslimanëve të Arakanit në fshatrat e tyre”, tha Annan.

Sipas tij, në rast të zgjidhjes së krizës në Arakan, qeveria e Mianmarit do të ketë më shumë kohë për t’i ndarë problemet tjera të mëdha në vend.

Annan po ashtu thekson nevojën e angazhimit për të punuar edhe me qeverinë e Mianmarit por edhe me ushtrinë e Mianmarit.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit