0.1 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Amnesty International: Mianmari ka kryer krime kundër njerëzimit

Më të lexuarat

“Sulmet mbi popullsinë Rohingya kanë qenë sistematike, duke përbërë shkelje të rënda të të drejtave të njeriut dhe krime kundër njerëzimit sipas ligjit ndërkombëtar”, theksohet në një raport nga Amnesty International

YANGON (AA) – Organizata ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, Amnesty International (AI) ka akuzuar autoritetet e Mianmarit për krime kundër njerëzimit të kryera në shtetin e Arakanit, raporton Anadoilu Agency (AA).

“Sulmet mbi popullsinë Rohingya kanë qenë sistematike, duke përbërë shkelje të rënda të të drejtave të njeriut dhe krime kundër njerëzimit sipas ligjit ndërkombëtar”, theksohet në një raport të publikuar nga Amnesty International të mërkurën.

Sipas Kombeve të Bashkuara, që nga gushti kur filloi represioni ushtarak, më shumë se 582.000 muslimanë Rohingya kanë ikur nga Arakani në Bangladesh.

Raporti i AI-së, paraqet prova se ushtria e Mianmarit ka vrarë të paktën qindra gra, burra dhe fëmijë Rohingya, ka përdhunuar dhe ka kryer forma të tjera të dhunës seksuale ndaj grave dhe vajzave Rohingya, si dhe ka bërë djegie të organizuar të shtëpive në të gjitha fshatrat e komunitetit Rohingya.

Raporti është i bazuar në intervistat me më shumë se 120 muslimanë Rohingya që kanë arritur të largohen nga shtëpitë e tyre , si dhe me profesionistë mjekësorë, punonjës të ndihmës së parë, gazetarë dhe autoritete të Bangladeshit, por edhe në bazë të imazheve satelitore, foto dhe video.

“Fushata aktuale është një përshkallëzim, me djegien e shënjestruar të fshatrave në një shkallë masive për të nxitur popullsinë Rohingya të Arakanit të braktisin vendin dhe të bëjnë të vështirë kthimin e tyre nëpër shtëpitë”, thotë raporti i AI.

Shkeljet nga më të rëndat

Raporti tha se hetimet akoma vazhdojnë për të zbardhur përgjegjësinë e njësive të veçanta dhe individëve të përfshirë në krimet e kryera në atë zonë. Megjithatë, në raport thuhet se ka prova të forta se Komanda Perëndimore e ushtrisë ishte përgjegjëse për disa nga shkeljet më të rënda.

“Përkundër presionit të shtuar ndërkombëtar, autoritetet nuk kanë treguar ndonjë shenjë se kanë vullnet për të ndaluar këto shkelje dhe krime”, nënvizon raporti.

Grupi i të drejtave të njeriut kërkoi nga OKB, BE dhe ASEAN të imponojnë embargo dhe sanksione ndaj zyrtarëve të lartë. “Është koha që bashkësia ndërkombëtare të shkojë përtej thirrjes publike dhe të ndërmarrë veprime”, thotë Amnesty International.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit