Senatori amerikan Xhon Mekkein, ka deklaruar se rrëzimi i presidentit egjiptian Muhamed Mursi, ishte një puç shteti i qartë.
Ai e bëri këtë deklaratë gjatë një vizite në Egjipt këto ditë, para mediave vendase dhe atyre të huaja. Ai qe deklaruar edhe në korrik se rrëzimi i Mursit ishte puç dhe grusht shteti, por këtë herë deklaratën e bëri në Kajro, vendin e puçit.
Një deklaratë të ngjashme ka dhënë për Alxhaziran edhe dr Sadaka ibn Jahja Fadil, deputet në parlamentin e Arabisë Saudite (Mexhlis Shura) dhe profesor i shkencave politike në universitetin e mbretit Abdul Aziz. “Ajo që ndodhi në Egjipt, me 3 korrik, ishte një puç ushtarak me të gjitha dimensionet e tij. Gabimet që ka bërë presidenti Mursi, nuk e justifikojnë rrëzimin e tij me forcë” u shpreh ai për Alxhaziran.
Sakaq, ministri i jashtëm i Katarit, Halid Atija, u ka bërë thirrje autoriteteve egjiptiane që ti lirojnë të gjithë të burgosurit politikë, me në krye presidentin e izoluar Mursi dhe krerët e Vëllazërisë Myslimane, si dhe zhvillimin e një dialogu serioz mes palëve në krizë. /aonline/kohaislame