-4.6 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Përmbytet varka me muslimanë nga Arakani

Më të lexuarat

Si pasojë e përmbytjes së një varke e cila transportonte muslimanë të Arakanit që iknin nga Mianmari nga dhuna e ushtrisë dhe budistëve radikalë për t’u strehuar në Bangladesh, kanë humbur jetën të paktën 12 persona, raporton Anadolu Agency (AA).

Zyrtari i Policisë nga Bangladeshi, Shejh Ashrafuzzaman, në deklaratën e tij njoftoi se varka e stërmbushur mbi kapacitetin e saj e cila transportonte muslimanë nga Arakani është përmbysur në orët e mëngjesit në ujërat e Shah Porir Dwip të gjirit Bengal.

Ai duke treguar se 21 persona të shpëtuar nga varka kanë njoftuar se në varkë ishin rreth 65 persona, tha se janë gjetur 12 kufoma, 6 prej të cilëve fëmijë.

Që nga 25 gushti, të paktën 184 muslimanë të Arakanit kanë humbur jetën si pasojë e përmbytjes së varkave në përpjekje për të kaluar në Bangladesh.

Spastrim etnik për muslimanët të Arakanit

Ndërkohë në sulmet e ushtrisë së Mianmarit ndaj civilëve që nga 25 gushti me arsyetim se janë duke luftuar kundër militantëve të armatosur kanë humbur jetën mijëra muslimanë. Për shkak se nuk lejohet hyrja dhe dalja në rajon nuk mund të përcaktohet numri i saktë i civilëve të vdekur.

Në sulmet e fundit më shumë se 200 fshatra, janë shkatërruar nga ushtria dhe fanatikët budistë.

Afërsisht 84 për qind e 2 milionë muslimanëve të Arakanit të cilët që nga viti 1970 përballen me sulmet sistematike të spastrimit etnik në Mianmar kanë qenë të detyruar të strehohen në vendet përreth.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit