Karteli meksikan i drogës Los Zetas, cilësohet si banda më brutale e gjithë së historisë së krimit të organizuar.
Los Zetas u formua fillimisht nga 34 ushtarakë të Forcave Speciale të ushtrisë meksikane në fund të viteve ‘90, dhe shërbeu si krah ushtarak i Kartelit Gulf deri në ndarjen e dhunshme në vitin 2009.
Ky grup është përgjegjës për disa veprime të dhunshme famëkeqe, përfshi edhe vrasjen e 72 emigrantëve amerikanë në 2010-n.
Qeveria amerikane i ka cilësuar si “grupi me teknologji më të përparuar, sofistikuar dhe si karteli më i rrezikshëm që operon në Meksikë”.
Me një prezencë të fortë në rreth 17 shtete meksikane, ose sa gjysma e vendit, Los Zetas është sindikata më e madhe e krimit që operon në Meksikë.
Pothuajse të gjithë liderët e Los Zetas kanë trajnim ushtarak, ka bërë që ky grup të përdorë metodat më brutale kundër rivalëve të tyre.
Në vitin 2010 DEA por dhe shteti i Meksikës e ka shpallur këtë grup, si armikun kryesor të shtetit.
-Organizata është formuar në vitet e ‘90-ta, ku ata vepronin si sigurim privat i Kartelit të Gjirit.
https://www.youtube.com/watch?v=xnDMZLH7mzU