Kanë bërë bujë komentet e një prifti serb një emision të një televizioni të Republika Srpska, teksa ka komentuar me nota kritike veshjen e të rinjve në rajon, meshkuj e femra bashkë, e veçanërisht vajzave serbe. Këto të fundit i ka krahasuar me veshjen e vajzave muslimane, si një vlerësim për këto të fundit.
Duke folur për veshjen e femrave muslimane në përgjithësi dhe mbulesën në veçanti, prifti serb tha se “çështja e modës dhe mënyra se si duhet të dalim në rrugë është temë në vete”.
“Në të krishterët shpeshherë kemi dëshirë që të flasim me nënçmim për femrat muslimane se si janë mbuluar, me arsyetimin se ato po ‘aktrojnë’ me dukjen e tyre. Ndërkaq unë iu them këtyre personave: ‘si mendoni ju, për çfarë aktrimi e keni fjalën? Ato në fakt po ruajnë shoqërinë me moralin dhe dëlirësinë e tyre’”, thotë prifti duke shtuar se një shoqëri varet nga një grua moralisht e shëndetshme.
Ai gjithashtu shtoi se gjermanët nuk mund ndikojnë tek turqit në Gjermani, pikërisht për shkakun se këto gra e kanë ruajtur moralin e tyre.
“Shikoni vajzat tona në Beograd, Podgoricë … ato janë të shpuara, me tetovazhe, të grisura, joshin djemtë, sikur u thonë ‘më merr për dore dhe më dërgo ku të duash. Në kërthizë ato kanë pirsing, në paraqitje janë të tejdukshme, veshin xhinse të ngushta…Unë jam mashkull, nuk jam një engjëll, dhe si i tillë më shumë tërhiqem nga një vajzë me një fustan që më bën të imagjinoj, ngase nuk ka fshehtësi te këto vajza më”, shpjegoi prifti.
Ai gjithashtu tha se këto vajza të zhveshura do të tërheqin prapa vetëm burra të “lirë”, të cilët kurrë nuk do të jenë bashkëshortë të mirë, prindër të mirë, as njerëz të mirë në punë, me të cilin jeta do të jetë e dështuar.
Në vërejtjen e moderatorit, se ndoshta shkaktar për këtë është vetmia që i bën këto vajza të tërheqin vëmendjen e të tjerëve, prifti u përgjigj se “problemi është te vetmia, por jo ajo njerëzore, por vetmia në kuptimin se nuk e njohim Zotin më, nuk jetojmë me Zotin më”.
“Një njeri që ka karizmë, ai do ta bëjë tjetrin për vete, ndërsa karakteret e zbrazëta do të bëjnë cirkus për të rënë në sy, kjo është fatkeqësia më e madhe. Duhet të punojmë më tepër në ndërtimin e personalitetit të të rinjëve sesa në pamje të jashtme”, përfundoi prifti, shkruan portali Informer./tesheshi
https://www.youtube.com/watch?v=JXroO0pGBu8