13.1 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Aksident në një fshat të Prizrenit, një i vdekur dhe pesë të lënduar

Më të lexuarat

Një person ka vdekur dhe pesë të tjerë janë lënduar si pasojë e një vetë-aksidenti në dalje të fshatit Piran të komunës së Prizrenit.

Rastin e ka konfirmuar Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, i cili tha se personi i vdekur dyshohet se është një i mitur, dhe se shkaku i aksidentit ka qenë mos përshtatja e shpejtësisë, përcjell klankosova.
Të lënduarit janë dërguar në Qendrën emergjente të Prizrenit.
Lidhur me rastin është njoftuar edhe prokurorja, dhe të gjitha njësitë relevante kanë dalë në vendngjarje dhe janë duke e hetuar rastin.
Me këtë rast, Policia e Kosovës apelon tek të gjithë pjesëmarrësit në trafik, në veçanti drejtuesve të automjeteve që të jenë më të kujdesshëm gjatë vozitjes së automjetit sepse pakujdesia gjatë vozitjes po rezulton me humbje tragjike të jetëve njerëzore.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit