Shkencëtarët në Suedi kanë zbuluar shkronja arabe në rrobat e funeralit të vikingëve.
Ky zbulim ka ngritur pyetje të reja për ndikimin e Islamit në Skandinavi.
Në një shkrim për BBC, gazetari Tharik Hussain ka investiguar për këtë çështje.
Sipas tij, rrobat janë gjetur në varre të shekullit të 9 dhe të 10-të.
Në rroba është shkruar: “Allah” dhe “Ali”.
Zbulimi është bërë nga arkeologia Annika Larsson.
Ajo thotë se kur pa rrobat dhe shkrimin, nisi t’i ngjante me diçka të tillë që kishte parë në Spanjë.
Larsson e kuptoi se ishte shkrim arab.
Fillimisht ajo deshifroi fjalën Ali- kalifi i katërt i Islamit.
Por fjala tjetër ishte më e vështirë për t’u deshifruar.
“Pastaj kuptova se ishte fjala “Allah” e shkruar në rroba”, tha ajo.
Larsson shprehet se nuk përjashtohet mundësia që në varret e zbuluara të ishin varrosur myslimanë.
Ajo thotë se në të shkuarën, analizat e ADN-së kanë treguar se disa nga njerëzit e varrosur janë me origjinë nga Persia, ku Islami ishte dominues.
“Megjithatë, është më e mundshme që këto zbulime të tregojnë se kostumet e varrimit të vikingëve të jenë ndikuar nga idetë e Islamit për jetën e përjetshme dhe parajsën pas vdekjes”.
Do jenë analizat e mëtejshme që do përcaktojnë të tjera detaje.
Kjo nuk është hera e parë që gjenden kontakte mes vikingëve dhe botës islame.