-1 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Therret me thikë regjisori sirian, po punonte një film që nxirrte krimet e regjimit…

Më të lexuarat

Një regjisor sirian i cili po punonte një film lidhur me një burg famkeq në Siri është therrur me thikë në Turqi dhe është në gjendje të rëndë.

Muhammad Bayazid ishte duke përgatitur një film dokumentar për torturat e regjimit të Asadit në burgun Tadmur në Sirinë Lindore, dhe gruaja e tij tha se therrja e tij ishtë tentim për vrasje.

Burgu Tadmur në Sirinë Lindore është në rajonin Palmira, dhe është burgu famkeq ku u vranë qindra të burgosur në vitin 1980.

Zonja Bajazid, e cila ishte bashkëautore e filmit së bashku me të shoqin, tha se burri i saj gjendet në kujdes intenziv, dhe bën thirrje që të gjithë të luten që të shpëtoj.

Që kur ka filluar lufta në Siri gjashtë vite më parë, Turqia ka qenë nikoqir i më shumë se 3 milion refugjatëve sirian, shumë nga ta mbështetës të opozitës apo të regjimit.

Muajin e kaluar, u vranë aktivistja e njohur kundër regjimit Orouba Barakat dhe e bija e aj gazetare Halla Barakat.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit