Mungesa e gjumit te fëmijët mund të jetë një faktor i rrezikut për paraqitjen e mbipeshës, thotë studiuesit amerikanë.
Sipas rezultateve të mbledhura nga mbi 700 pjesëmarrës të moshës rreth 15 vjeç, është vërejtur edhe se efekti negativ i mungesës së gjumit është më i shprehur te djemtë dhe fëmijët vegjël.
Në anën tjetër tek vajzat efekt më të dukshëm negativ kishte pasur mungesa e gjumit përgjatë ditëve të fundjavës.
Rezultatet kanë treguar se mungesa e gjumit dhe rritja e indeksit të masës trupore, janë shoqëruar edhe me paraqitjen e sasisë më të madhe të indit dhjamor në trup.