Për herë të parë në historinë moderne të Greqisë, të gjitha nxënëset në një paradë të mbajtur në Xanthi, mbanin shami muslimane. Në të kaluarën, shamitë muslimane janë shfaqur rrallë masivisht në parada studentore.
Xanthinews.gr. raporton se spektakli ishte i pashembullt dhe u bë temë kryesore e diskutimit në këtë qytet në Trakën Perëndimore.
Pakica muslimane përbëhet nga disa grupe etnike, disa prej të cilëve janë turq dhe disa pomakë bullgarë në numër më të vogël, të cilët rrjedhin që nga epoka osmane dhe të konvertuarit grekë në Islam.
Identiteti i saktë i këtyre grupeve kundërshtohet nga Turqia, e cila këmbëngul se shumica e muslimanëve në Trakën Perëndimore janë turq etnikë.
Greqia, nga ana tjetër, pretendon se shumica janë pomakë dhe të tjerë me origjinë vendase të cilët u konvertuan në Islam dhe adaptuan gjuhën dhe identitetin turk në periudhën osmane.